Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu u pyet për dy orë sot në SPAK

24 February 2025, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu u pyet për dy orë sot
Klodian Allajbeu në SPAK

Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Allajbeu ka qëndruar për rreth dy orë brenda ambienteve të SPAK, ndërsa nuk dihet me çështja për të cilën është ftuar nga prokurorët e posaçëm.

Allajbeu është përfolur si i përfshirë në dy nga dosjet e nxehta të shëndetësisë: atë të koncesionit të laboratorëve dhe dializës. Emri i tij u shfaq edhe në dosjen e Erion Veliajt.

Pak ditë më parë, Allajbeu u shfaq në një foto me emisarin e presidentit amerikan, Richard Grenell, por kjo duket se nuk e ka ndihmuar të shmangë thirrjen në SPAK, ku për çështjen në fjalë është pyetur për vetëm dy orë, raporton VNA.al.

Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu u pyet për dy orë sot
Klodian Allajbeu në SPAK

Video