Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një makinë e tipit “BMW X5” ku brenda saj janë gjetur tre kallashnikov është gjetur e djegur në zonën e Manzës.
Armët dhe makina po këqyren nga policia shkencore për të zbuluar ndonjë gjurmë.
Kujtojmë se në ngjarjen e djeshme humbi jetën banakierja e lokalit në pronësi të Fatjon Muratit një person me precedentë të theksuar kriminalë.
Ndërsa të plagosurit që mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën janë shtetasit: Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli.