Vrasja në Tiranë/ Viktima u qëllua gabimisht, plumbat nuk "kursyen" as fëmijën, autorët me motor

12 March 2023, 21:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Tiranë/ Viktima u qëllua gabimisht, plumbat nuk
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e regjistruar mbrëmjen e sotme brenda një lokali në zonën e Don Boskos në Tiranë

Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një grua, e cila ishte banakierja e lokalit. Mësohet se ajo është vrarë aksidentalisht, ku e kanë zënë plumbat nga breshëria e kallashnikovit.

Mësohet se në spitalin e Traumës kanë mbërritur pesë persona të plagosur, mes tyre një fëmijë i cili ka marrë një plumb në këmbë.

Autorët dyshohet të kenë qenë dy persona, të cilët kanë lëvizur me dy motora. Nuk dihet identiteti i viktimës dhe të plagosurve. 

Pritet një komunikatë zyrtare nga policia.


Video