Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një i ri pakistanez i ka rrëmbyer çantën me para të një kambisti pranë Parkut Miqësia në Sarandë dhe është larguar me vrap.
Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh në qendër të qytetit të Sarandës.
Kambisti ka bërtitur dhe zëri i tij është dëgjuar edhe nga punonjësit e Policisë Bashkiake që ndodheshin për normalizimin e trafikut rrugor te kryqëzimi, të cilët janë vënë menjëherë në ndjekje të tij.
Pas një ndjekjeje nëpër rrugica, autori është kapur nga punonjësit e Policis Bashkiake dhe i është dorëzuar forcave të Policisë së Rendit në Sarandë.
