Një turk dhe një kinez kapen me sasi të mëdha parash në Shqipëri

30 September 2023, 09:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një turk dhe një kinez kapen me sasi të mëdha parash në
Paratë e sekuestruara

Një shtetas turk dhe një shtetas kinez janë ndaluar gjatë hyrjes në vendin tonë, për shkak se nuk kanë deklaruar të hollat në kufi.

Policia thotë se në dy raste të ndryshme në Rinas, një shtetasi turk i janë sekuestruar 17 mijë euro, ndërsa shtetasi kinez është kapur me 11 mijë euro e rreth 2 mijë dollarë.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Si rezultat i kontrolleve, goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave, në kufi. Sekuestrohen në total 28 840 euro dhe 1900 dollarë.

Procedohet penalisht 36-vjeçari (shtetas turk) që nuk deklaroi 17 020 euro, në hyrje të RSh-së.

Procedohet penalisht 50-vjeçari (shtetas kinez) që nuk deklaroi 11 820 euro dhe 1900 dollarë, në dalje të RSh-së.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasit D. C. dhe L. D.

Gjatë kontrolleve në hyrje të RSH-së, shtetasit turk D. C., 36 vjeç, i janë gjetur 17 020 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Gjithashtu, në dalje të RSH-së, shtetasit L. D., 50 vjeç, i janë gjetur 11 820 euro dhe 1900 dollarë, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. C., 36 vjeç dhe L. D., 50 vjeç, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Video