Çahet tubi i gazit në një karburant te Ura e Shkozës, evakuohet zona!

30 September 2023, 12:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çahet tubi i gazit në një karburant te Ura e Shkozës,
Foto ilustruese

Një defekt në depozitën e gazit në një karburant në rrethrrotullimin e Shkozës, ka shkaktuar rrjedhje të gazit.

Policia thotë se ka kryer evakuimin e zonës duke vendosur perimetër sigurie, teksa në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse si dhe teknikët që po punojnë për rregullimin e defektit.

Informacion paraprak nga policia:

Më datë 30.09.2023, rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarje.


Video