Atentati mafioz në Tiranë, flet mikesha e viktimës: Jetonte me mbesën, punonte për bukën e gojës!

13 March 2023, 10:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Atentati mafioz në Tiranë, flet mikesha e viktimës: Jetonte me

Një mjet tip 'Passat' me dy kallashnikovë në brendësi të saj është gjetur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë. Dyshohet se ky mjet u përket autorëve që kryen atentatin mafioz në lokalin e Fatjon Muratit mbrëmjen e djeshme dhe shkaktuan 1 viktimë dhe 6 të plagosur.

Mimoza Paja e cila mbeti e vdekur në lokalin e Fatjon Muratit në Tiranë, e cila mesa duket ishte shumë e afërt me të.

Ajo u shpreh se kishte nisur punë vetëm pak ditë më parë dhe se të ardhurat mujore i kishte të kufizuara. Ajo jetonte me mbesën e saj në një banesë me qira.

“Rri këtu te ky pallat ngjitur. Unë e njoh se pinim kafe bashkë, më vinte në shtëpi. Tani nisi punë këtu se ishte operuar. Jetonte vetëm me mbesën, aq gjynah që më ka ardhur... Ishte grua shumë e mire e shkreta punonte për bukën e gojës se ishte me qira”, tha fqinja.


Video