I dënuar me 25 vite burg për vrasje në Shqipëri, kapet në Palermo 40-vjeçari

15 March 2024, 16:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I dënuar me 25 vite burg për vrasje në Shqipëri, kapet
Foto ilustruese

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar nga karabinierët në Palermo të Italisë.

Shqiptari 40-vjeçar ishte në kërkim prej vitit 2000, i dënuar nga drejtësia shqiptare për vrasje, grabitje dhe armëmbajtje.

Shqiptari jetonte prej vitesh me identitet të rremë në Itali, ndërsa tashmë pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.


Video