Aksidenti gjatë natës në aksin Lezhë-Laç, vdes në spital 65-vjeçari francez. Policia arreston shoferin 23-vjeçar

15 March 2024, 10:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti gjatë natës në aksin Lezhë-Laç, vdes
Foto ilustruese

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës pasi aksidentoi me makinën e tij, automjetin që drejtohej nga një shtetas francez, dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që si pasojë e aksidentit të shkaktuar nga shtetasi Samuel Çela, humbi jetën 65-vjeçari francez, i cili edhe pse u dërgua në spitalin e Traumës nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimi i policisë

Aksidentoi me automjetin e tij, automjetin që drejtohej nga një shtetas francez, dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi francez humbi jetën në spital.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin:

S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez A. P., 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Shtetasi francez është dërguar në Spitalin e Traumës, por për shkak të dëmtimeve të rënda ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video