I akuzuar për shitblerje votash, përfundon seanca e parë gjyqësore për Fredi Belerin

12 October 2023, 10:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I akuzuar për shitblerje votash, përfundon seanca e parë
Fredi Beleri

Është shtyrë për 17 tetor seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Avokatët e tij kërkuan dhe dorëheqjen e një prëj anëtarëve të trupit gjykues, Etleva Deda.

Sipas tyre, ajo ka shqyrtuar një kërkesë më herët dhe e e ka rrëzuar.

Gjithashtu ata paraqitën kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve, përfshirë edhe dërgimin e çështjes në gjyq.

E pranishme, ashtu si edhe në çdo seancë tjetër ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës ishte edhe ambasadorja greke.

Prokuroria e akuzon fituesin e zgjedhjeve në Himarë se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.


Video