Digjet makina e një polici në Pogradec

12 October 2023, 07:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Digjet makina e një polici në Pogradec

Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Pogradec. Mjeti që ishte i parkuar dhe siç raportohet nga gazetari Roland Beqiraj i përket një efektivi policie.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00. Sipas të dhënave paraprake dyshohet për ngjarje aksidentale megjithatë policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave ngjarjes.

Zjarr është fikur nga forcat e MZSH-së duke shpëtuar edhe dy makina të tjera që ishin parkuar pranë mjetit në flakë


Video