Lirohet nga detyra Ervin Hodaj, ja kush emërohet në krye të Policisë së Shkodrës

11 October 2023, 21:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lirohet nga detyra Ervin Hodaj, ja kush emërohet në krye të
Ervin Hodaj

Ervin Hodaj është liruar nga detyra e drejtorit të Policisë në Shkodër.

Mësohet se në vend të Hodajt është emëruar Edmond Sulaj, i cili prej vitit 2022 ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë në Kukës.

Largimi nga detyra i Hodajt nuk dihet ende. Prej 2015-ës Hodaj ka qenë në Tiranë, dhe është shkarkuar në 2017-ën për t’u zëvendësuar nga Ardi Veliu, në atë kohë drejtor i Rrugores.

Hodaj është akuzuar opozita për favorizim të trafikut të drogës në ato vite, dhe si i implikuar në kultivimin e kanabisit në disa zona të vendit.

Ervin Hodaj gjithashtu ka tentuar të marrë kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që sot mbahet nga Aida Hajnaj.


Video