Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Gazetari investigativ, Artan Hoxha është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kujtojmë se gazetari është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Gazetari Hoxha akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Në bisedat e zbërthyera nga aplikacioni “SKY ECC”, del emri i Artan Hoxhës i cili bisedon me kreun e organizatës kriminale Suel Çela.