Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Fier, identifikohet autori

5 January 2025, 22:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Fier, identifikohet
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi” në Fier.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:00.

Policia thotë se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe janë vënë në ndjekje të tij.

“Shtetasi M. B. në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. H., 40 vjeç, banues në Fier”, njoftoi policia.

Sa i përket të plagosurit, ai u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.


Video