Hijet e skandalit me listën e fituesve, Bardhi: Drejtori i Shkollës së Magjistraturës të vijë të japë llogari

29 April 2024, 12:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hijet e skandalit me listën e fituesve, Bardhi: Drejtori i Shkollës

Pas hijeve të dyshimit që janë ngritur për provimin e magjistratëve të rinj, kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar që të thirret në Komisionin e Ligjeve, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

Ai tha se duhet bërë transparencë, ndërsa shtoi se në listën e fituesve, ishin edhe patronazhistë të PS. Ndër të tjera, Bardhi kërkon nga Rakipi që të sqarojë se përse lista e fituesve nga 70 përfundoi me 140.

“Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi pare atë që ka ndodh në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kem parë në media, që lista e fituesve  është shtuar 3 herë.

Ne si komision do duhet të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës  së Magjistratures. Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Te kuptohet se çfarë ka ndodh me Shkollën e Magjistraturës. Është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali.  Nga 70 fitues që u zgjuan në  mëngjes,  shkoi në 140 në darkë.

Të jem i sinqerte e kam lexuar reagimin e Shkollës së Magjistraturës. Nuk kuptohet pse ditën e parë ishin 70, në darke u bënë 120 dhe të nesërmen 140 fitues. Ju keni publike listën e patronazhistëve.  13 persona që kanë fituar janë në listën e patronazhisteve të PS. Nuk dua t’i paragjykoj. Fakti që është patronazhist nuk do të thotë të mos bëjë karrierë, por duhet transparencë. Të mësojmë se çfarë ka ndodhur”, tha Bardhi në Komisionin e Ligjeve.


Video