Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Furtunë në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kurbinit.
Arrestohet drejtori ndërsa janë pezulluar të gjithë inspektorët.
Shkak janë ndërtimet pa leje në zonën e Patokut dhe marrja e inerteve në mënyrë të paligjshme në lumin Mat, sipas shqiptarja.com.
Sipas prokurorisë zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar për të ndaluar ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e inerteve të lumit Mat.
Masë sigurie arrest shtëpie është dhënë edhe për Flor Gjinin, ish drejtor i IMVT të Lezhës i cili aktualisht është drejtor poste.