Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas lajmit se Prokuroria e Kosovës po heton Klodian Allabeun, pronarin e Spitalit Amerikan në Tiranë për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Ai shprehet se Klodian Allajbeu është i prekshëm në Kosovë, ndryshe nga Shqipëria.
"Klodi qenka i prekshëm në Kosovë! Atje ku ka administratë tatimore, ku kontrollohen faturat, hyrjet e daljet, bilancet e spitaleve e spitalit të këtij!", shkruan Braçe në rrjete sociale.
Klodjan Allajbeu së bashku Ekrem Llukën Korab Llukën dhe të tjerë akuzohen se kanë pastruar para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës.