Goditi me thikë dy persona te “Don Bosko”, shpallet në kërkim 40-vjeçari

14 December 2024, 17:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditi me thikë dy persona te “Don Bosko”, shpallet në
Foto ilustruese

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur të premten në mbrëmje në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

Policia bën me dije se rreth orës 21:50 të së premtes, në rrugën “Don Bosko”, një 40-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Uniformat blu njoftojnë se po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa kanë referuar materialet në Prokurori.


Video