HARTA/ Vranësira, reshje shiu dhe stuhi thuajse në gjithë vendin, moti për ditën e sotme

19 November 2022, 08:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

HARTA/ Vranësira, reshje shiu dhe stuhi thuajse në gjithë vendin,

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të jenë prezente në vend dhe gjatë këasaj të shtune. Sipas MeteoAlb vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë rreshje shiu, të cilat do të jenë prezente në pjesën e dytë të ditës dhe kryesisht në zonat veriore të vendit.

Ndërsa në mbrëmje pritet rreshje të shumta shiu dhe stuhi në veriperëndim dhe zonën perëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.


Video