Digjet në orët e para të mëngjesit makina e biznesmenit 'Noshi' nga Lezha, dyshohet se... (Emri)

19 November 2022, 08:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Digjet në orët e para të mëngjesit makina e biznesmenit

Digjet automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë. Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ndue Pjetrushi (Noshi) i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve. Automjeti i tij ndodhej i parkuar në oborrin e banesës tre katëshe në Lezhë kur u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.


Video