Gutierres: Kontrolli i SPAK në banesën dhe zyrën e Qynos i papranueshëm, sulm ndaj lirisë së medias

21 December 2023, 16:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gutierres: Kontrolli i SPAK në banesën dhe zyrën e Qynos i
Gazetari Elton Qyno / Në sfond: SPAK

Kreu i Komitetit Ekzekutiv në Konfederatën e Sindikatave Evropiane, Ricardo Gutierres ka reaguar lidhur me rastin e gazetarit Elton Qyno.

Ai shton se kontrolli i SPAK në banesën dhe zyrën private të gazetarit shqiptar Elton Qyno dhe sekuestrimi i dokumenteve dhe celularit të tij, janë totalisht të papranueshme

Deklarata e Gutierres:

Kontrolli i SPAK në banesën dhe zyrën private të gazetarit shqiptar Elton Qyno dhe sekuestrimi i dokumenteve dhe celularit të tij, janë totalisht të papranueshme. Ky është një sulm ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së gazetarëve për të mbrojtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.

SPAK po përpiqet të zbulojë se kush qëndron pas rrjedhjeve të informacionit. Në vend që të hetojë prokurorët dhe hetuesit e vet, ajo po shkel standardet ligjore për mbrojtjen e burimeve gazetareske duke u kërkuar gazetarëve të zbulojnë burimet e tyre.

Shpresojmë që Gjykata e Apelit të pranojë ankesën e Qynos dhe të detyrojë SPAK-un të kthejë menjëherë pajisjet e tij. Ne solidarizojmë me Qyno-n dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të respektojnë parimet evropiane të mbrojtjes së burimeve dhe lirisë së shtypit. Shqipëria mbetet një vend i rrezikshëm për të qenë gazetar. U bëjmë thirrje autoriteteve të braktisin praktikat represive.


Video