DETAJE nga ngjarja e RËNDË në Maliq/ Policia: Çifti nga Tirana u asfiksua nga gazi në hotel, burri vdiq ndërsa 49-vjeçarja...

21 December 2023, 10:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE nga ngjarja e RËNDË në Maliq/ Policia: Çifti nga
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel të qytetit të Maliqit ku një person ka ndërruar jetë për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola që përdorej për ngrohjen e dhomës.

Mësohet se Bexhet Tresa, 56 vjeç ka humbur jetën në spital pasi u asfiksua nga gazi.

Ndërsa 49 vjeçarja E.N që ndodhej në të njëjtën dhomë me të, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë.

Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

 


Video