
Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore, por në momentin që ka kaluar në skaner, është dhënë sinjali për prani të një objekti metalik.
Gruaja ka tentuar për t’u larguar nga skaneri për t’ju drejtuar një dalje gjyqi por është ndaluar nga siguria e gjykatës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, raporton për Vox News gazetari Enrik Mehmheti.
Pas mbërritjes së bluve i ka thënë se do vinte vend të makinë por mos ta preknin pasi nuk e lejonte besimi këtë gjë pasi ishin të gjithë efektiv meshkuj.
Nuk dihet arsyeja e mbajtjes së thikës në gjykatë, por burime bëjnë të ditur se dyshohet që thika mund të përdorej gjatë procesit gjyqësor.
Thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndërsa gruaja është shoqëruar në komisariat.