Pse u dorëhoq Elton Alushi?

25 May 2026, 16:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pse u dorëhoq Elton Alushi?

Elton Alushi, drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka vendosur papritur të largohet nga detyra, duke i dorëzuar dorëheqjen kryepolicit Skënder Hita.

Shkaqet dhe arsyet që kanë çuar numrin 1 të Policisë së kryeqytetit të japë dorëheqjen mbeten të panjohura, pasi muaj më parë ai ka kaluar me sukses "vettingun".

Kërkesa e dorëheqjes së tij është pranuar nga Hita dhe deri në një moment të dytë, në krye të DVP Tiranë është komanduar Oliger Torba.

Alushi e ka mbajtur këtë pozicion prej një viti e gjysëm.

Më parë, ai ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Vlorës.

Më 7 mars 2025, kryepolici i Tiranës është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për arsye që mbeten edhe sot të panjohura, ndërsa ai nuk bëri asnjë koment për mediat.


Video