Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një tërmet prej 5.3 gradësh ka goditur Greqinë këtë mëngjes në jug të Chanias.
Sipas Institutit të Gjeodinamikës, tërmeti ka ndodhur në orën 7.01 minuta të mëngjesit të sotëm në zonën detare, 46 kilometra në jugperëndim të Paleochora.
Thellësia e tërmetit ishte 21 km.
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka ndodhur në të njëjtën pikë, sipas vlerësimit të rishikuar të Institutit të Gjeodinamikës, pasditen e së shtunës (20/07).
Tërmeti, siç thanë sizmiologët, karakterizohet si relativisht sipërfaqësor, por thellësia fokale e tij dhe fakti që ka ndodhur në një zonë nënujore ka qenë domethënëse, përndryshe do të ishte më i dukshëm.