Një tjetër rast i rëndë në Itali, babai harron vajzën 1-vjeçare në makinë, vdes nga i nxehti

20 July 2024, 10:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një tjetër rast i rëndë në Itali, babai harron
Një tjetër rast i rëndë në Itali, babai harron vajzën 1-vjeçare në makinë

Një tjetër rast i rëndë, ku prindërit harrojnë fëmijët në makinë nën temperatura të larta, është regjistruar në Itali.

Këtë herë në Venecia, një vajzë 1-vjeçare ka ndërruar jetë pasi babai i saj e harroi në makinën nën diell për disa orë.

Kur burri që vajti në punë u kthye aty ku kishte parkuar, e kuptoi tragjedinë dhe kërkoi ndihmë, por vogëlushja nuk u shpëtua dot edhe pse u dërgua në urgjencë me shpejtësi.

Ky është rasti i dymbëdhjetë në Itali në 26 vitet e fundit që një fëmijë vdes për shkak se harrohet në një makinë në diell.


Video