
Ajo që u raportua si të shtëna me armë zjarri në qytetin e Laçit në fakt rezulton të jetë një denoncim nga një punonjës policie.
Dhurim Metko, efektiv i rendit në policinë e Kurbinit ka denoncuar se dy persona i kanë zënë prite dhe kanë qëlluar në drejtim të tij, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me të shtëna. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ngjarja sipas efektivit të policisë ka ndodhur teksa efektivi i policisë po lëvizte me makinë në rrugën në fshatin Sanxhak. Efektivi i policisë ka qenë i veshur me uniformë.
Forca të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë verifikimet në terren.
Në Lezhë ndodhet edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për të marrë informacion për ngjarjet e fundit atje.