Goditi mësuesen me karrige, nxënësi shoqërohet në Policinë e Lezhës

25 October 2023, 11:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditi mësuesen me karrige, nxënësi shoqërohet në
Arma e krimit

Policia e Lezhës ka shoqëruar 16-vjeçarin i cili ka goditur me karrige mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”.

Paraditen e sotme, në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar, nxënës i këtij gjimnazi, ka goditur me send të fortë (karrige), mësuesen në këtë gjimnaz, shtetasen M. P., e cila po merr asistencë mjekësore, në spital.

16-vjeçari është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video