Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Izet Haxhisë, ish-truprojës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kjo nënkupton se ndaj tij mbetet në fuqi dënimi me 21 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në shtator 1998.
Izet Haxhia u arrestua në Turqi dhe ndonëse fitoi statusin e azilantit, vendosi të kthehej në Shqipëri, ku u rihap nga e para procesi.
Haxhia dikur ish-truprojë e Berishës kërkoi të përballet në gjyq me dëshmitarët, mes tyre ish- kryeministrin Berisha, për të hedhur dritë sipas tij mbi të vërteta të pa bëra publike në lidhje me vrasjen.
Pas rigjykimit të çështjes, ai u gjet fajtor dhe u dënua për vrasjen e Hajdarit.