Prej disa ditësh nuk përgjigjej në telefon, shtetasi rus gjendet i pajetë brenda banesës në Golem

25 May 2024, 23:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prej disa ditësh nuk përgjigjej në telefon, shtetasi rus gjendet
Foto ilustruese

Një 66-vjeçar rus është gjetur pa jetë brenda banesës së tij në Golem të Kavajës.

Policia bën me dije se prej disa ditësh ai nuk i përgjigjej thirrjeve në telefon, ndërsa mbrëmjen e sotme është gjetur pa shenja jete.

Policia thotë se dera e apartamentit ishte e mbyllur dhe është dashur të hapet me forcë. Prokuroria ka marrë në dorë tashmë hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar se shtetasi rus V. U., rreth 66 vjeç, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës, nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur pa shenja jete shtetasin V. U.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.


Video