GJKKO pa drita! Seanca për Veliajn nuk ka nisur ende, vendoset në punë gjeneratori

12 February 2025, 09:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO pa drita! Seanca për Veliajn nuk ka nisur ende, vendoset në
Mbështetës të Veliajt mblidhen para GJKKO

Teksa ishte paralajmëruar për t’u zhvilluar në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm, seanca e vlerësimit të masës së sigurimit në GJKKO nuk ka nisur ende.

Shkak për vonesën është bërë fakti se në godinë nuk ka energji elektrike.

“Seanca nuk ka nisur ende, se në gjykatë nuk ka drita”, informon ajo. Në këto rrethana, është vendosur në punë gjeneratori i institucionit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj është transferuar nga Blloku i Sigurisë për në GJKKO për masë sigurie dhe ndodhet brenda ambienteve të institucionit.


Video