GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish kryebashkiakun e Pogradecit, i konvertohet në shërbim prove

27 February 2025, 16:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish kryebashkiakun e Pogradecit, i
Eduart Kapri

Gjykata e Posaçme ka dënuar ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri, me 1.6 vite burg.

Kapri ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar zbritjen me 1/3 të dënimit dhe përfundimisht do të dënohet me shërbim prove për 2 vite. Po ashtu atij do t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Me burg janë dënuar edhe Besmira Niko dhe Besjan Meço të cilëve po ashtu u është hequr e drejta e mbajtjes së funksioneve publike dhe dënimi u është konvertuar në provë.

Ata janë dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi lejuan vijimin e punimeve të pezulluara për ndërtimin e një pallati 14-katësh nga vëllai i Eduart Kaprit.


Video