Detaje nga VR*SJA e 30 vjeçares në Tiranë, në kërkim BURRI me të cilin viktima kishte marrë banesën me qira!

27 February 2025, 15:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje nga VR*SJA e 30 vjeçares në Tiranë, në kërkim

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 30-vjeçares me shtetësi të huaj në Tiranë.

Ende nuk dihet identiteti i saj, ndërsa raportohet se është në kërkim personi me të cilin jetonte dhe kishte marrë banesën me qera prej më shumë se 10 ditësh. 

Trupi i saj i pajetë është gjetur ditën e sotme rreth mesditës nga pronari i banesës, ku sipas raportimeve kishte plagë me thikë në bark dhe krahë.


Pista e hetimit është vrasja nga partneri, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.



Video