Gjenden pjesë të një kufome në Xarrë të Sarandës, dyshimet e policisë

14 November 2023, 23:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjenden pjesë të një kufome në Xarrë të
Foto ilustruese

Një pjesë trupi njeriu raportohet të jetë gjetur mbrëmjen e kësaj të marte në Xarrë të Sarandës.

Dyshimet e para janë se mbetjet trupore mund t’i përkasin një prej dy personave të zhdukur në prill të këtij viti, 46-vjeçarëve Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit (Krasniqi).

E gjithë zona është rrethuar nga policia, e cila po kryen veprimet e nevojshme. Autoritetet mësohet se janë pozitivë për faktin se nga pjesa trupore e gjetur, e cila nuk është dekompozuar ende plotësisht, do të mund kryejnë analizat e ADN-së, me qëllim identifikimin e tij.

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari (Krasniqi) u zhdukën në mënyrë misterioze në Prill të këtij viti, nga Çuka e Sarandës.

Dyshimet e hetuesve janë se ata u rrëmbyen e më pas u vranë. Në kohën kur u zhdukën, autoritetet bënë kontrolle në Xarrë, Vrinë dhe Shëndëlli, por pa mundur të zbulonin fatin e tyre.

 


Video