Vodhën para në një banesë në Sarandë, ndalohet 35-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

14 November 2023, 16:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vodhën para në një banesë në Sarandë, ndalohet
Foto ilustruese

Policia e Sarandës ka ndaluar një 35 vjeçar të dyshuar për grabitjen e një shume parash nga një banesë në qytet, ndërsa bashkëpunëtori i tij 28-vjeçar është ende në kërkim.

Pas identifikimit, 35-vjeçari Saimir Ibrahimi është ndaluar, ndërsa vijon puna për kapjen e 28-vjeçarit Osman Abazi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi në bashkëpunim me shtetasin O. A., 28 vjeç (vijon puna për kapjen e tij), dyshohen se kanë vjedhur një celular dhe një shumë parash, në banesën e një shtetaseje”, bën me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video