Trupi i pajetë i një burri është gjetur ditën e sotme në lumin Drin në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është i moshës rreth 40-vjeç, dhe është gjetur në afërsi të urës së Bahçallëkut.
Policia thotë se nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë është dërguar drejt morgut, në pritje të identifikimit dhe shkaqeve të vdekjes.
“Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia e Shkodrës.