Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të premte.
Olsi Rama tha se ishte për të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme.
E vetmja çështje për të cilën Olsi Rama është paraqitur më herët në SPAK, është padia e paraqitur për deputetin demokrat, Gazmend Bardhi. Ky e fundit e akuzoi për përfshirje në laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Këto akuza u pasuan me padi për “Kallëzim të rremë” nga vëllai i kryeministrit, por SPAK e ktheu pasi deputeti demokrat nuk kishte ngritur padi.
"Nuk e di se çfarë ka vendosur, SPAK. Kur ta hap do t’ju lajmëroj. E kam bërë kallëzimin sepse e kam konsideruar një manipulim të të gjitha fakteve. Për të dalë e vërteta.
Nuk kam asnjë lidhje. Ju e dini se i kujt është automjeti. Unë i kam marrë automjetin dikujt për të shkuar dhe për të bërë një udhëtim dy dyditor në Selanik, nuk kam lidhje me asnjë nga personat. Vetëm njërin njoh... do të vijë në SPAK kurdo që të jetë nevoja", tha Olsi Rama për mediat teksa doli nga SPAK.