Gjendet i pajetë trupi i një shqiptareje në ujërat e detit të Barit (EMRI)

13 January 2023, 17:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i pajetë trupi i një shqiptareje në ujërat e detit
Bari

Trupi i pajetë i një shqiptareje është gjetur pasditen e djeshme në ujërat e detit të Barit. Sipas mediave italiane, viktima është 76-vjeçarja Quela Rukje, e cila banonte në Cassano delle Murge, së bashku me mbesën e saj.

Autoritet vendase kanë nxjerrë trupin e gruas nga uji, në momentin që janë njoftuar nga kalimtarët.

Karabinierët dhe roja bregdetare kanë nxjerrë trupin e pajetë dhe me ndihmën e organeve të drejtësisë, po kryejnë hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, aksident apo sëmundje.

Për momentin nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur me të dhe për këtë arsye mund të urdhërohet një autopsi në trupin e saj për të zbardhur shkaqet e vdekjes së saj.

Zhdukja e të moshuarës ishte denoncuar mëngjesin e djeshëm nga mbesa e saj.


Video