Gjendet i pajetë një 37-vjeçar në afërsi të portit të Shëngjinit

5 May 2025, 08:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i pajetë një 37-vjeçar në afërsi të
Shëngjin

Një person i moshës 37-vjeçare është gjetur pa shenja jete në afërsi të portit të Shëngjinit. Ai u gjet një ditë më parë rreth orës 15:40.

Sipas Policisë shtetasi N.Z., banues në Fushë Krujë, dyshohet se është mbytur, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

“Rreth orës 15:40, në afërsi të portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det”, thuhet njoftimin e Policisë së Shtetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 


Video