Kreu i PD, Sali Berisha do të paraqitet këtë të hënë në SPAK, në orën 09:00, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje" dy herë në muaj për aferën Partizani. Po sot, pritet të zhvillohet edhe seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të kësaj dosjeje.
Seanca e mëparshme, më 24 prill, u shty pasi avokatët e Berishës, Jamarbër Malltezit dhe Andia Pustinës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi, duke e akuzuar për njëanshmëri. Por kërkesa u rrëzua pak ditë më vonë, më 28 prill nga GJKKO, duke konfirmuar vijimin e procesit nga e njëjta gjyqtare.
PD iu ka dërguar mesazh strukturave të saj, që në këtë orë të protestojnë përpara selisë të SPAK.
Mesazhi i PD për strukturat
“Të dashur miq. Ditën e Hënë në ora 8:30 Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP-it.
Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty.
Ora 8:30 përpara selisë SKAP-it . Faleminderit.