Vjedhja e shekullit me anijet TIGRA - Në dy vitet e ardhshme KES...
12 October, 15:03Fokus

Një sasi e pashpërthyer eksplozivi është gjetur në portën hyrëse të një biznesi në Sarandë.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pritet ardhja e eksperteve anti-eksploziv.
Dyqani ku është vendosur lënda eksplozive kryen aktivitetin e shitjes së luleve e zbukurimeve për festa dhe është në pronësi të familjarit të një avokati ne Sarandë.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.