Degradon situata / Protestuesit qëllojnë me molotov dhe shashka policët (PAMJET)

20 Shkurt 2024, 19:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Degradon situata / Protestuesit qëllojnë me molotov dhe shashka
Zjarri para kryeministrisë

Është tensionuar situata përballë kryeministrisë, ku po mbahet një protestë e thirrur nga grupimi i “Rithemelimit”.

Pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, protestuesit kanë qëlluar me sende të forta, shashka dhe koktelie molotov drejt kordonit të policisë në drejtim të shkallëve të Kryeministrisë.

Forcat e policisë të pajisura me veshje dhe uniforma speciale kanë formuar menjëherë një kodron të dytë.

Protesta është duke vijuar ende, teksa kanë folur deputetët Ervin Salianji dhe Erisa Xhixho.



VoxPop

Video