Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është depozituar një tjetër kërkesë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bëhet fjalë për prokurorin Altin Dumani i cili ka shprehur interes për drejtimin e këtij institucioni.
Deri tani ka shkuar në tre numri i kandidatëve në garë për të marrë drejtimin e SPAK, pasi më herët kanë depozituar kërkesat dhe Edvin Kondili dhe Adnan Xholi.
Afati i aplikimeve përfundon më 2 Nëntor 2022, ora 24:00. Arben Kraja është drejt përfundimit të mandatit të tij dhe nuk ka të drejtë rizgjidhjeje në krye të SPAK.