"Furtunë" në Komisariatin Nr.2 në Tiranë dy ditë pas arrestimit të Altin Morinës, transferime dhe dorëheqje

10 April 2025, 16:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Furtunë" në Komisariatin Nr.2 në Tiranë dy
Komisariati Nr.2, Tiranë

Furtunë ndryshimesh dhe largime nga Komisariati Nr.2 në Tiranë, dy ditë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s, nga blutë e këtij Komisariati.

Shefi i krimeve në këtë komisariat është larguar nga detyra dhe është transferuar në një pozicion tjetër. Ndërkohë, edhe shefi i komisariatit ka paraqitur kërkesë për t’u dorëhequr.

Zyrtarisht, Policia e Shtetit nuk i ka konfirmuar lëvizjet, por fakti që këto zhvillime ndodhin menjëherë pas arrestimit të Morinës ka ngritur dyshime se lidhen pikërisht me këtë çështje. Gjithashtu, raportohet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet mbi këtë situatë.

Altin Morina akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me të fortin e Niklës, Durim Bami, në kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Krujës. Ai njihet për lidhjet e tij të ngushta me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe kishte qëndruar për muaj të tërë në arrati.


Video