EMRI/ Detaje të REJA nga aksioni i BKH-së, agjentët "ZBARKOJNË" në banesën e drejtorit të Ujësjellësit në Elbasan!

10 April 2025, 13:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Detaje të REJA nga aksioni i BKH-së, agjentët
Luan Tabaku/ Suel Çela

Detaje të reja nga aksioni i ndërmarrë në Elbasan nga agjentët e BKH-së.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, agjentët kanë zbarkuar edhe në banesën e drejtorit të Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku, shkruan mcn.

Kujtojmë siç u raportuan nga VoxNews, agjentët e BKH kanë ushtruar që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kontrolle të imtësishme në zyrat qëndrore të një biznesi të madh në Elbasan në fushën e ndërtimeve dhe jo vetëm.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë zbarkuar që në orën 06:30 në këtë qytet ku kanë sekuestruar fillimisht pas hapjes së zyrave celularët e punonjësve.

EMRI/ Detaje të REJA nga aksioni i BKH-së, agjentët
Në foto: Deputeti Florenc Spaho dhe drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve, Luan Tabaku, kryetari i bashkisë Gledian Llatja

Me urdhër të prokurorit, agjentët kanë mbajtur procesverbal dhe kanë sekuestruar dosje, kompjutera dhe aparate celularë të biznesit i cili rezulton se ka lidhje me hetimin dhe kontrollet që janë zhvilluar kohët e fundit për korrupsion kryesisht në disa bashki të Qarkut të Elbasanit.

Raportohet se biznesi në të cilin janë kryer kontrolle është në pronësi të personave pranë, Suel Çelës.

Kompania e kontrolluar rezulton se ka përfituar tendera të shumtë, disa prej të cilëve të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit.


Video