Fshehu drogë në pjesët intime, kapet MAT vizitori në burgun e Fierit!

3 February 2026, 14:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fshehu drogë në pjesët intime, kapet MAT vizitori në burgun
Fier

Gjatë kontrolleve fizike të kryera në IEVP-në e Fierit, në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu gjet lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.

Shtetasi S.P., ishte paraqitur për një takim me një të dënuar me inicialet A.M., gjatë kohës që u zbulua lënda narkotike. 

Njoftimi i policisë:

“Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. P. ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me të dënuarin e sigurisë së zakonshme A. M., i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C.

Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore. 

Vijon kontrolli i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale. 


Video