FOTOJA/ Ja kush është “Gjyshka”, i përfshirë në vrasjen e Fridman Xhaferajt!

2 October 2023, 11:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTOJA/ Ja kush është “Gjyshka”, i përfshirë
Fridman Xhaferaj

Zbulohet fotoja e Idriz Manej, shkodrani që njihet me nofkën “Gjyshka”, i përfshirë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në 2 qershor 2021.

Ky që shihni në foton e siguruar është Idriz Manej, foto e publikuar nga ora.

FOTOJA/ Ja kush është “Gjyshka”, i përfshirë
Gjyshka

Fillimisht “Gjyshka” u arrestua në muajin Nëntor 2021 nga policia e Korçës, gjatë operacionit të koduar “Ristart”, pasi së bashku me Ligor Romaçkën, Joni Moskun dhe një person tjetër, tentuar të trafikonin 114 kg drogë përmes pikës kufitare të Goricës në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë episode trafikimi, Idriz Manej është deklaruar fajtor dhe dënuar me 8 vite burgim.

Ndërsa teksa ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës, “Gjyshka” është arrestuar për herë të dytë, këtë rradhë nga prokuroria e Elbasanit, e cila e akuzon se ka marë pjesë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë.

Sipas rrëfimit të bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Artan Tafani, Idriz Manej ka qënë pjesë e grupit të përbërë nga Laert Haxhiu, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Mariglen Topuzi dhe Bledar Berberit.

FOTOJA/ Ja kush është “Gjyshka”, i përfshirë
Fridman Xhaferaj

Pikërisht këto emra së bashku me të penduarin Tafani, kanë vrarë me armë zjari dhe më pas hedhur në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Korçë, Fridman Xhaferaj.

Për këtë krim ditën e djeshme gjykata e Elbasanit caktoi masën e “arrestit në burg” për 58-vjeçarin Idriz Manej.

Ndërsa çështja kundër tij dhe 14 personave të tjerë pritet ti kalojë për koopetencë prokurorisë së posaçme SPAK, e cila do kryejë hetime më te thelluara ndaj këtij grupi.



Video