Babai i Laert Haxhisë, Qamil Haxhiu ka folur ditën e sotme ekskluzivisht në emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, në lidhje me akzuat që rëndojnë mbi të birin.
Ai ka mohuar të gjitha akuzat që e cilësojnë Laertin si kreun e bandës së Lushnjës dhe autorin e një sërë vrasjesh. Sipas te atit, Laerti nuk ka lidhje me masakrën e Lushnjës apo vrasje të tjera dhe të jgitha jnaë akuza të ngritura nga armiqtë e tij, të cilët kanë lidhje të forta me politikën.
“Laerti s’ka qenë fare këtu kur ndodhi masakra e Lushnjës. Nuk ka fare prova, për këtë ngjarje, kanë dhënë dëshmi shumë të ndryshme. Unë kam folur vetëm me të dhe më ka thënë që nuk jam fare në Shqipëri. Kush janë këtë që i bëjnë presion ‘do shkosh në burg’. Si mund të kërcënosh dëshmitarin në sallën e gjyqit ti.
Sa i përket Orgest Bilbilit, me ta ne kemi thjesht marrëdhënie si lushnjarë, kemi marrëdhënie shoqërore, jo raporte hyrje-dalje. Nuk mund të akuzohet se kam marrëdhënie shoqërore dhe të bëjnë gjëra që ne nuk na takojnë. Ata kanë kohë pa u parë bashkë. E kanë deklaruar dhe vetë. Nuk e di kujt i intereson prerja e kokës së djalit tim.
Armiqtë janë këta që e akuzojnë pikërisht pa prova. Më 25 shtator para 5 vitesh, ka bërë plagosje, ata janë njerëz që janë të lidhur me lidhje të forta. Shikoni lidhjet që kanë me Taulant Ballën, është krushk, është minsitër tjetri. Ata njerëz janë me lidhje të fuqishme.
Aldo Bare është atje ku është, djali im është në Greqi. Aldo Bare nukk ka se çfarë të thotë. Ai ka marrë dënim maksimal, 32 vjet burg për plagosje. Dhe këto nuk i merr parasysh asnjeri. E kuptoni çfarë bëhet në këtë shtet. Këtu vrasin, çfarë nuk bëjnë dhe dalin të lirë.” – tha babai i Laert Haxhisë.