Zjarri te "Lobby Home", policia: Nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale!

11 September 2024, 14:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri te "Lobby Home", policia: Nuk ka të lënduar por
Lobby Home

Tarraca e zyrave të "Lobby Home" në zonën e Lundrës, u përfshi nga flakët ditën e sotme.

Mësohet se zjarri ka rënë në sistemet e kondicionimit.

Bëhet me dije se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.09.2024, në afërsi të qendrës tregtare TEG, në tarracën e një biznesi (në sistemet e kondicionimit) ka rënë zjarr.

Zjarri te "Lobby Home", policia: Nuk ka të lënduar por

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video