FOTO/ Qëlloi me thikë në nofull 45-vjeçarin, arrestohet i “forti” në Sarandë

3 November 2022, 15:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Qëlloi me thikë në nofull 45-vjeçarin, arrestohet i
Në foto: Geart Çoçka

Policia e Sarandës ka arrestuar 34-vjeçarin i cili ditën e djeshme qëlloi me thikë në nofull shtetasin Armando Bajrami, 45-vjeç. Ai është shtetasi Geart Çoçka, një person me precedentë të shumfishtë penal. Konflikti i nisur për motive të dobëta përfundoi në përdorimin e thikës nga ana e 34-vjeçarit.

Fatmirësisht 45-vjeçari mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Çoçka nuk është një emër i panjohur për policinë. I riu rezulton me precedentë penale, ndërsa ka qenë i dënuar për “prodhim dhe shitje lendesh narkotike”, “vjedhje” disa herë. Ndërkohë, ai u arrestua vjet në gusht për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, ndërsa u la i lirë nga Gjykata e Sarandës.


Video